Bujqësori ristrukturon 9 programe studimit, të certifikuara nga Universiteti BOKU, Vjenë
Këtë vit të ri akademik Universiteti Bujqësor i Tiranës, do të ofrojë 9 programe studimi të certifikuara nga Universiteti Boku i Vjenës, duke i dhënë mundësi studentëve shqiptarë që studimet e larta të një universiteti evropian ti kryejnë në Shqipëri.
Rektori i këtij universiteti, Fatbardh Sallaku, në një intervistë për RTSH-në ka sqaruar programet që do të zhvillohen në shqip dhe anglisht, dhe se në fund të studimeve të rinjtë do të përfitojnë 2 diploma, njëra e Universitetit Bujqësor tjetra e Universitetit të Vjenës.
“Në shtator i ofrojmë të rinjve shqiptar, një ofertë akademike e cila është pothuajse e barabartë me një ndër universitetet më të mira të shkencave të jetës në Europë siç është Universiteti Boku i Vjenës. Çdo i ri që do të filloj të studiojë nga ky vit akademik do të jetë përfitues i drejtpërdrejtë i këtij projekti”, u shpreh Sallaku.
Përveç 9 programeve të reja të bachelorit të cilat janë dizajnuar sipas modelit të Universitetit Boku Vjenë, Universiteti Bujqësor parashikon riorganizim për 3 programe ekzistuese.
“Kemi riorganizuar të gjithë ofertën ekzistuese akademike dhe risia kryesore është fakti që sundon praktika”, tha ai.
Në vitin e ardhshëm akademik parashikohet ristrukturim i programeve master dhe doktoratë, si dhe forcimi për sa i takon kërkimit shkencor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





