“Burri në mushkëri të hekurt”, ndërron jetë i mbijetuari i poliomelitit, Paul AlexanderI

I mbijetuari i poliomielitit i njohur si “burri në mushkëri të hekurt” ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Paul Alexander u sëmur nga poliomieliti në vitin 1952 kur ishte gjashtë vjeç, duke e lënë të paralizuar nga qafa e poshtë.
Sëmundja e la atë të paaftë për të marrë frymë në mënyrë të pavarur, duke bërë që mjekët ta vendosin në cilindrin metalik, ku do të kalonte pjesën tjetër të jetës.
Ai do të vazhdonte të merrte një diplomë juridike – dhe të praktikonte drejtësi – si dhe të botonte një kujtim. “Në këtë kohë Paul shkoi në kolegj, u bë avokat dhe një autor i botuar.
Në vitin 1952, kur u sëmur, mjekët në vendlindjen e tij në Dallas e operuan duke i shpëtuar jetën. Por poliomieliti nënkuptonte se trupi i tij nuk ishte më në gjendje të merrte frymë vetë.
Përgjigja ishte vendosja e tij në një të ashtuquajtur mushkëri hekuri, një cilindër metalik që e mbyll trupin e tij deri në qafë.
Mushkëria, të cilën ai e quajti “kali i tij i vjetër i hekurt”, e lejoi atë të merrte frymë.
Ashtu si shumica e të mbijetuarve të poliomielitit të vendosur në mushkëri hekuri, ai nuk pritej të mbijetonte gjatë. Por ai jetoi për dekada, shumë kohë pas shpikjes së vaksinës së poliomielitit në vitet 1950, por e çrrënjosi sëmundjen në botën perëndimore.
Ai mbaroi shkollën e mesme, më pas ndoqi Universitetin Metodist Jugor. Në vitin 1984, ai fitoi një diplomë juridike nga Universiteti i Teksasit në Austin. Ai ushtroi profesionin e avokatit për dekada.
Ai u njoh nga Rekordet Botërore Guinness si personi që jetoi më gjatë në një mushkëri hekuri./CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




