Buxheti 2027/ Eni Vasili: RTSH synon rrjet korrespondentësh në 10 shtete të diasporës dhe zyrë në Bruksel

Aktualitet | 8 minuta më parë

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), Eni Vasili, ka paraqitur kërkesat për fonde shtesë për vitin 2027, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Nismat Qytetare, në kuadër të diskutimeve për “Buxhetin 2027”. Gjatë prezantimit të nevojave buxhetore sipas programeve, Vasili u ndal te programi i shërbimit për shqiptarët jashtë kufirit dhe për publikun në gjuhë të huaj, duke theksuar se objektivat strategjikë të RTSH-së janë ambiciozë dhe kërkojnë mbështetje financiare shtesë.

Ndër prioritetet e paraqitura janë krijimi i një rrjeti korrespondentësh ndërkombëtarë në 10 shtete kryesore të diasporës, hapja e një zyre të RTSH-së pranë Parlamentit Europian në Bruksel dhe zgjerimi i redaksive të gjuhëve të huaja. Gjithashtu, në planet e institucionit përfshihen krijimi i një portali multimedial shumëgjuhësh dhe rivendosja përfundimtare e platformës OTT. Një tjetër kërkesë e rëndësishme lidhet me rritjen e pagave, me qëllim ruajtjen e konkurrueshmërisë profesionale, si dhe përballimin e kostove në rritje të transmetimeve satelitore dhe shërbimeve teknike. Sipas të dhënave të paraqitura nga drejtoresha e Përgjithshme e RTSH-së, financimi i parashikuar për këtë program është 319 milionë lekë, ndërsa nevoja reale vlerësohet në 437 milionë lekë.

“Objektivat tona strategjike janë ambicioze:

  • Krijimi i rrjetit të korrespondentëve ndërkombëtarë në 10 shtetet kryesore të diasporës;

  • Hapja e një zyre të RTSH-së pranë Parlamentit Europian në Bruksel;

  • Zgjerimi i redaksive të gjuhëve të huaja;

  • Krijimi i portalit multimedial shumëgjuhësh;

  • Rivendosja përfundimtare e platformës OTT;

  • Rritja e pagave për të ruajtur konkurrueshmërinë profesionale;

  • Rritja e kostove të transmetimeve satelitore dhe shërbimeve teknike.

Financimi i parashikuar është 319 milionë lekë, nevoja reale 437 milionë lekë, ndërsa kërkesa shtesë është 118 milionë lekë“, deklaroi Vasili.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme