Certifikatë “Mirënjohjeje” për gazetaren Edlira Birko, Universiteti Bujqësor vlerëson kontributin për pasqyrimin e çështjeve të arsimit
Universiteti Bujqësorë i Tiranës ka vlerësuar me certifikatën e “Mirënjohjes” gazetaren e Radio Televizionit Shqiptar, Edlira Birko, e cila nëpërmjet emisionit të përjavshëm “Auditor Arsim” përcjell dhe informon publikun për tema të ndryshme mbi arsimin, problematikat që shqetësojnë studentët sot, por edhe informacione të dobishme mbi procesin mësimor.
“Përmes integritetit, profesionalizmit zonja Birko ka dëshmuar ndër vite se gazetaria është jo vetëm profesion por edhe mision, duke promovuar me dinjitet arsimin, dijen, vlerat akademike dhe komunikimin publik të përgjegjshëm në shërbim të shoqërisë”, u shpreh rektori i UBT, Fatbardh Sallaku.
“Në rrugëtimin tim në emisionin “Auditor Arsimi” i kam besuar zemrës dhe vlerave”, tha gazetarja Edlira Birko.
Edlira Birko, me një profil gazetaresk shumë vjeçar në RTSH njihet për qasjet e saj njerëzore, profesionalizmin e lartë, përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj temave në arsim, duke mos u shkëputur nga ekrani madje as gjatë kohës kur ajo është përballur me sfida shëndetësore gati ekzistenciale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





