Deklarata e Macron, Rusia: Trupat franceze në Ukrainë, prioritet legjitim për t’u sulmuar

Botë | 3 vite më parë

Sergei Naryskin, kreu i agjencisë ruse të spiunazhit të huaj SVR, iu përgjigj deklaratës së Presidentit Emmanuel Macron, se çdo personel ushtarak francez i dërguar në Ukrainë për të ndihmuar në luftën kundër pushtimit rus do të ishte një objektiv prioritar për trupat ruse.

“Kjo detashment francez do të bëhet prioritet dhe objektiv legjitim për sulmet nga Forcat e Armatosura Ruse. Kjo do të thotë se ai do të ketë fatin e të gjithë francezëve që kanë ardhur ndonjëherë në tokën e botës ruse me shpatë”, tha Naryskin.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha në fund të shkurtit se vendosja e forcave tokësore perëndimore në Ukrainë nuk mund të “përjashtohet”, pas një takimi me liderë të tjerë evropianë në Elysee.

Parisi iu përgjigj deklaratës së kreut të shërbimit të jashtëm rus të inteligjencës duke e konsideruar një provokim të “papërgjegjshëm”.

“Ne i konsiderojmë këto lloj provokimesh të papërgjegjshme,” tha një zyrtar i ministrisë së Forcave të Armatosura franceze, duke shtuar se deklaratat ishin një shembull tjetër i “dezinformimit” rus./ cnn.gr

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme