Deliu: Lufta e Rusisë në Ukrainë drejt fundit. Qëllimi i Putinit, një rend i ri botëror

Ndonëse parashikimet ishin se lufta e Rusisë në Ukrainë nuk do të zgjaste shumë, Moska vijon të mos tërhiqet në synimin për të pushtuar territoret e vendit fqinj.
Megjithatë, për deputetin socialist, Denis Deliu, ish-ushtarak, ky konflikt po vjen drejt fundit. Në studion e RTSH24, Deliu u shpreh se vështirësitë qëndrojnë te fakti se për Presidentin rus, Vladimir Putin është e vështirë të pranojë humbjen.
Sipas Deliut, qëllimi i Putinit është të hapë vatra të reja konflikti dhe të krijojë një rend të ri botërorë.
“Analistët ushtarakë e kanë llogaritur që mund të zgjasë 3 deri në 5 vite. Lufta ka krijuar goxha kosto jo vetëm për Rusinë dhe Ukrainën, por për të gjithë Europën. Mendoj që kjo luftë po shkon drejt fundit, por janë ato vështirësitë si këto vende të ulen dhe kush të pranojë humbjen dhe kush fitoren. Është shumë e vështirë për Putin të pranojë humbjen pasi ai ka punuar rreth 20 vite për të fuqizuar shtetin dhe ushtrinë ruse për të marrë Krimen dhe këto zona influence që ai mendon. Ai kërkon të hapë vatra të reja, konflikte të reja në mënyrë që të ndryshojë rendin e ri botëror”, u shpreh ai.
Deliu theksoi se shtete anëtare të BE duhet të investojnë më shumë në mbrojtje dhe se duhet të përgatisin edhe popullin, në rast se sfidat e ardhshme do të kërkojnë mbrojtjen e vendit.
“Shtetet anëtare të BE duhet të forcojnë kapacitet e tyre që të jenë të mbrojtura. Në ushtri, blerje armatimesh, pro edhe në organizmin e popullit, përgatitjen e brezit ët ri për përdorimin e armëve pasi sfidat e reja mund të jenë të ndryshme dhe do të kërkohet që populli të mbrojë vendin e tij”, deklaroi deputeti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




