Demo pret ministrin malazez: Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve dhe integrimi në BE

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një takim kortezie me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj.
Ministri Demo theksoi se “pushteti vendor është një nga përgjegjësitë që ndajmë dhe një fushë ku kemi shumë hapësirë për të shkëmbyer përvoja e për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve”.
Më tej ai theksoi se gjatë takimit folën edhe për rrugën europiane të rajonit dhe kontributin e rëndësishëm që shqiptarët në Malin e Zi po japin në këtë proces.
“Një përfaqësim që na bën krenarë, sidomos kur përkthehet në punë dhe rezultate konkrete”, theksoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




