“Era e të vdekurve është gjithandej”, zhvarrosen trupat e parë nga varret masive në spitalin Al-Shifa

Botë | 3 vite më parë

Punonjësit shëndetësorë në Gazën veriore zhvarrosën kufomat e para nga varret masive rreth spitalit Al-Shifa.

Sipas tyre, forcat izraelite vranë qindra palestinezë dhe lanë trupat e tyre të dekompozoheshin gjatë rrethimit dy-javor të kompleksit.

Të paktën 381 trupa u gjetën nga afërsia e kompleksit që kur forcat izraelite u tërhoqën më 1 prill.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Basal tha se shifra totale nuk përfshin njerëzit e varrosur brenda mjediseve të spitalit.

“Shumë nga mbetjet e dekompozuara që ata zbuluan ishin varrosur ose ishin gjetur mbi tokë.

Tanket izraelite shtypën të tjerët për vdekje, duke lënë disa nga të vrarët të shpërfytyruar dhe të paaftë për t’u identifikuar. Dëshmitarët dhe civilët që mbetën të bllokuar brenda spitalit kur u bastis, thonë se vendi ishte mbushur plot me trupa. Forcat okupuese i kanë lëruar këta trupa dhe i kanë varrosur në tokë”, tha Basal.

Motasem Salah, zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë tha se “ne përpiqemi të identifikojmë trupat e civilëve pasi familjet e tyre janë në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre – nëse janë gjallë apo të zhdukur”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme