EU4Schools, energji nga dielli në shkollat e Tiranës,  shkolla “Emin Duraku” ul me 15% kostot e energjisë

Arsim | 9 muaj më parë

Programi i rindërtimit të objekteve arsimore pas tërmetit po sjell jo vetëm siguri, por edhe efiçencë energjetike në shkollat e vendit. Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë bëri të ditur se përmes nismës #EU4Schools, po ndihmon shkollat të ulin konsumin e energjisë elektrike dhe të shfrytëzojnë burime të pastra.

Një shembull konkret është shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet, ku është instaluar një sistem fotovoltaik me kapacitet 16 kWp. Sipas përllogaritjeve të vitit të fundit, ky investim ka dhënë rezultate të menjëhershme.

“Vetëm brenda një viti, shkolla ka ulur rreth 15% shpenzimet operative për energji,” njoftoi delegacioni i BE-së.

Sipas postimit në rrjetet sociale, kursimi i këtyre fondeve do të thotë më pak para për fatura dhe më shumë mundësi që këto fonde të rialokohen për nevojat e nxënësve.

Programi #EU4Schools është një investim madhor prej 75 milionë eurosh i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga UNDP në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Deri më tani, ky program ka arritur të rindërtojë 63 shkolla në të gjithë Shqipërinë, duke i kthyer ato në institucione moderne dhe miqësore me mjedisin.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme