EUROPOL identifikon 821 rrjete kriminale, bandat në Europë po depërtojnë në bizneset e ligjshme

Botë | 3 vite më parë

Agjencia e BE-së për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit (Interpol) ka bërë të ditur se ka identifikuar 821 rrjete kriminale që veprojnë në bllokun evropian, të cilat kanë rreth 25 mijë individë.  Njoftimi erdhi si pjesë e hartimit të parë të kësaj agjencie të grupeve më kërcënuese të këtij lloji në kontinent.

“Kërcënimi nga grupet e organizuara kriminale është i madh. Është një nga kërcënimet më të mëdha që kemi ndaj shoqërive tona. Është gjithashtu një kërcënim për sigurinë tonë, ndaj kohezionit tonë në shoqëri, ndaj fëmijëve tanë, të rinjve tanë dhe ndaj demokracive tona”, tha në një konferencë për media në Bruksel, Ylva Johansson, komisare evropiane.

Në raportin e botuar thuhet se rrjetet kriminale në Bashkimin Evropian po depërtojnë në bizneset e ligjshme në të gjithë bllokun evropian duke u mbështetur te korrupsioni për të zhvilluar aktivitetet e tyre. Sipas Drejtoreshës së EUROPOL-it, gjysma e qindra rrjeteve kriminale që janë identifikuar së fundmi “janë të përfshirë në trafik droge”, ndërsa kërkoi nga vendet anëtare të BE-së të ndihmojnë që t’i vënë këto grupe më mirë në shënjestër.    

Gazetar: A. Mata

/RTSH/                                                                                                             


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme