Fëmijët me aftësi të kufizuar në shkolla – Asistohen nga 2260 mësues ndihmës në të gjithë vendin 

Arsim | 10 muaj më parë

Sapo kishte nisur shkollën dhe mësuesja arriti të kuptonte që 10 vjeçari nuk po ecte me ritmin e bashkëmoshatareve të tij. Njohuritë e reja merreshin çdo ditë në klasë, por ai  nuk arrinte ti përthithte dhe ti riprodhonte të gjitha.

Vlerësimet dhe ekzaminimet e mjekëve konfirmuan se vogëlushi kishte vështirësi në të nxënë ndaj dhe komisioni i ngritur pranë drejtorisë arsimore i ofroi 10 vjeçarit një mësues ndihmesë që ta asistonte gjatë procesit mësimor në klasën e tretë që ai aktualisht po ndjek. 

Mësuesi që e asiston çdo ditë nxënësin  thonë që nga nisja e vitit djali ka përmirësime të dukshme, e sidomos në lexim ku dhe vështirësitë i ka  më të mëdha.

“Unë fillova me abetare, dhe tani lexojmë librin e klasës së tretë. Të gjitha temat mësimore që nxënësi ka normalisht që ka disa element specifik që ne mundohemi ti ezaurojmë. Janë disa fjalë që janë më shumë se 2-3 rrokje të cilat ka vështirësi. Në matematikë ka një prirje më të madhe dhe e do lëndën”, u shpreh mësuesi.

Mësuesi sqaron se metodika që përdoret në mësimdhënie  për këtë kategori fëmijësh është e ndryshme nga ajo që aplikohet për fëmijët e tjerë.

“Plani me të cilën ne punojmë me fëmijët me aftësi ndryshe është plani PEPA, një plan individual i cili përcaktohet në bazë të vëzhgimeve që ne bëjmë në fillim të vitit. Synimi është që ti vendosim këto fëmijë në të njëjtin plan me fëmijët ë tjerë”, tha ai.

Shkolla 9 vjeçare “Mihal Grameno’ frekuentohet nga 25 fëmijë me aftësi ndryshe, ku të gjithë asistohen nga  mësues ndihmës. Në shkollat tona mbështesin  fëmijët me aftësi ndryshe 2260 mësues ndihmës  me një program të posaçëm e i përshtatur me nevojat e secilit fëmijë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme