Florida bëhet gati për uraganin Milton, Biden thirrje banorëve: Evakuohuni tani! Çështje jetë a vdekje

Miliona njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre përpara mbërritjes së uraganit Milton në bregun perëndimor të Floridës.
Stuhia e kategorisë së pestë, me erëra të egra deri në 270 km/h, pritet të jetë më e fuqishmja që godet zonën në një shekull.
Presidenti i SHBA, Joe Biden paralajmëroi se largimi nga zona ishte një çështje “për jetë a vdekjeje” . “Evakuoni tani, tani, tani,” u tha ai banorëve të Floridës.
Stuhia ka shkaktuar përpjekjen më të madhe të evakuimit të shtetit në vite, me guvernatorin Ron DeSantis që ka paralajmëruar se një “përbindësh” është rrugës.
Stuhia vjen më pak se dy javë pasi uragani Helene – stuhia më vdekjeprurëse kontinentale që nga Katrina në 2005 – goditi SHBA-në juglindore, duke vrarë të paktën 225. Qindra të tjerë janë të zhdukur./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




