Fluks pushuesish në Shëngjin, më të shumtë mbeten shqiptarët e Kosovës, pritet të shtohen gjatë javëve në vijim

Aktualitet | 4 muaj më parë

Sezoni turistik ka nisur dhe plazhet e Shëngjinit po njohin fluks të shtuar pushuesish. Nga Rana e Hedhun deri në Kune, vija bregdetare është mbushur me vizitorë vendas dhe të huaj.

Më të shumtë mbeten shqiptarët e Kosovës. Nën rrezet e diellit dhe me temperatura të larta për fillimin e qershorit, plazhi ofron një pamje tipike vere.

Pushuesit e konsiderojnë Shëngjinin një nga destinacionet e tyre të preferuara. Ata vlerësojnë pastërtinë e plazhit, çmimet e favorshme dhe bukuritë natyrore që ofron zona.

“Neve na pëlqen të vijmë këtu sepse është më afër për ne që vijmë nga Prishtina. Unë vij vazhdimisht prej gjashtë vitesh. Të gjitha të mirat i kemi afër këtu dhe koha kalon bukur. Për ne kosovarët është më afër, pastaj ka rërë të mirë, zall, ujë të pastër dhe një ambient të bukur. Ka një qetësi të këndshme, plazh të pastër dhe njerëz mikpritës”, shprehen turistët.

Ndërkohë, operatorët turistikë dhe strukturat akomoduese raportojnë rritje të interesit nga turistët. Sipas tyre, rezervimet janë në nivele premtuese dhe pritet të shtohen gjatë javëve në vijim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme