FOTO/ Afrika e Jugut, tre vende “ëndrrash” të zhytura në natyrën e egër

Një aventurë larg përditshmërisë, që të jep mundësi të shijosh ambientet e hapura, këtë të ofron Afrika e Jugut, falë fuqisë së natyrës.

Hoteli në shina – Parku Kombëtar Kruger, shtrirja e të cilit arrin 2 milionë hektarë tokë, së fundmi inauguroi “The Train On The Bridge”, një hotel në shina, rezultat i rinovimit të një treni të vjetër në urën historike të Selatit, mbi lumi Sabie.

Farm House 58 – Farm House 58 u ndërtua së fundmi në periferi të Johanesburgut. Harmonia me zonën lokale është fjala kyçe e këtij projekti që ndërthur artin dhe mjeshtërinë, për t’u zbuluar falë aktiviteteve dhe ekskursioneve të organizuara nga komuniteti lokal.

Strehimi prej xhami – Përgjatë bregut jugor, në lindje të Gjirit të Plettenberg, qëndron Rezerva e Malit Misty, e vendosur në zemër të Parkut Kombëtar Tsitsikamma, kompleksi përfshin, përveç akomodimeve më klasike, gjithashtu kupola xhami dhe piramida të vendosura midis pemëve në 230 metra lartësi. Plotësisht transparente dhe të pajisura me çdo rehati, këto akomodime unike janë ideale për të admiruar qiellin me yje dhe Oqeanin Indian./TGCOM
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




