Foto e çiftit Zelensky në Vogue nxit polemikat: Ka njerëz që vuajnë, jemi në luftë

Lifestyle | 4 vite më parë

Intervista dhe seti fotografik i çiftit Zelensky në revistën “Vogue America” ka nxitur polemika. Shkrimi i është kushtuar zonjës së parë ukrainase Olena Zelenska e cila është titulluar “Portreti i guximit” ka nxitur dhe polemika ku disa persona e cilësojnë atë një ide të keqe ne një kohë lufte ku ka njerëz që vuajnë.

Mes komenteve është edhe i politologut amerikan Ian Bremmer, i cili shkruan në Twitter se “Zelensky ka bërë një punë fantastike duke mposhtur rusët në luftën e informacionit. Sidoqoftë, një set fotografik në kohën e luftës është një ide e keqe”.

Por ka të tjerë që mendojnë se zonja e parë ka treguar forcën dhe krenarinë e grave të Kievit.

“Shumë nga bashkëqytetarët e mi e shohin këtë koperinë si një pjesë të rëndësishme të asaj që Olena po bën për të tërhequr vëmendjen në vendin tonë”, shkruan një ukrainase.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme