FOTO/ Qindra metra nën sipërfaqen e oqeanit, zbulohen specie të reja të gjalla

Qindra metra nën sipërfaqen e oqeanit, diku midis dyshemesë së errët të oqeanit dhe cekëtinës blu, shtrihet zona e muzgut. Është një botë e panjohur, por në disa ujëra tropikale dhe subtropikale lulëzojnë shkëmbinjtë koralorë.
Shumë pak shkencëtarë kanë shkuar në këto shkëmbinj nënujorë të thellë, të njohur teknikisht si ekosisteme koralesh mesofotike, që do të thotë “dritë e mesme”, dhe shumë supozuan se mungesa e dritës dhe temperaturat e ftohta nënkuptonin se pak specie mund të ekzistonin atje.
Por një shkencëtar është zhytur në thellësitë për të treguar se atje ka shumë më tepër specie se sa mendohej në fillim.
“Kur afrohesh, është një ekosistem shumë i gjallë,” thotë Luiz Rocha, iktiolog brazilian (një person që studion peshqit) dhe bashkëdrejtor i nismës Hope for Reefs në Akademinë e Shkencave të Kalifornisë. “Ka shumë lloje të ndryshme peshqish dhe shumë prej tyre janë të panjohur“.
Deri më sot, ai ka identifikuar rreth 30 lloje të reja, por eksplorimet e tij në det të thellë kanë vërtetuar gjithashtu se këto shkëmbinj nënujorë dhe speciet me nuancë ylberi që enden në to janë nën kërcënim./ CNN




/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




