Franca ka mobilizuar forcat e saj kundër kërcënimit iranian

Botë | 2 vite më parë

Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi “me fjalët më të forta sulmet e reja të Iranit kundër Izraelit” dhe tha se Parisi “mobilizoi” burimet e tij ushtarake në Lindjen e Mesme për të kundërshtuar kërcënimin e Teheranit.

Macron bëri thirrje që “Hezbollahu të ndërpresë veprimet e tij terroriste kundër Izraelit dhe popullsisë së tij”, duke kujtuar se Franca është “e përkushtuar ndaj sigurisë së shtetit hebre”.

Presidenti gjithashtu u kërkoi autoriteteve izraelite që të “përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur operacionet e tyre ushtarake” dhe në përgjithësi u bëri thirrje “të gjithë aktorëve të përfshirë në krizën në Lindjen e Mesme të tregojnë përmbajtje maksimale”.

”Franca do të organizojë një konferencë shumë shpejt në mbështetje të popullit libanez dhe institucioneve të tij”, thotë Elysée.

Macron i ka kërkuar kreut të diplomacisë franceze Jean-Noel Barrot që të “vizitojë sërish Lindjen e Mesme”.

Pas një udhëtimi në Bejrut ditët e fundit, Barrot “do të konsultohet me të gjithë ata që kanë një rol për të luajtur në fillimin e uljes së tensionit dhe gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për krizën aktuale në të gjitha aspektet e saj, veçanërisht në lidhje me situatën në Liban dhe në Gaza”.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme