Fundoset varka me emigrantë drejt Britanisë, humb jetën 7-vjeçarja

Një varkë me 16 persona në bord u fundos të dielën në Francën veriore, ndërsa një një vajzë 7-vjeçare humbi jetën.
Mjeti lundrues, i cili po përpiqej të arrinte në Kanalin Anglez, u fundos në brigjet e qytetit Dënkirk.
Autoritetet lokale thanë se varka mund të ishte vjedhur dhe ishte shumë e vogël për të transportuar aq shumë njerëz.
“Një çift, origjina e të cilëve po verifikohet, me 4 fëmijët e tyre, përfshirë nënën që është shtatzënë, ishin në bord. Vajza 7-vjeçare humbi jetën,” thanë autoritetet vendore.
Ata shtuan se dy burra dhe 6 fëmijë u dërguan në spitalin e qytetit dhe ishin jashtë rrezikut për jetën.
Prokurorët e qytetit francez thanë disa persona, që kishin lidhje me ngjarjen, janë në paraburgimin.
Të mërkurën, tre emigrantë humbën jetën, duke u përpjekur të kalonin Kanalin Anglez, pasi varka me të cilën lundronin hasi në vështirësi.
Sipas të dhënave të Zyrës së Brendshme britanike mbi 2 mijë emigrantë kanë hyrë këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar.
Gazetare: Vjollca Zharri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




