“Fuqia jonë, planeti ynë” – 22 Prilli, Dita Botërore e Tokës

Data 22 Prill shënon Ditën Botërore të Tokës. Çdo vit, miliona njerëz në mbarë globin mblidhen për të shënuar Ditën e Tokës dhe për të festuar lëvizjen mjedisore.
Dita e Tokës është një ngjarje globale e cila synon të nxjerrë në pah rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.
Ajo u krijua në 1970 nga Gaylord Nelson, një senator dhe ambientalist amerikan dhe Denis Hayes, një student i diplomuar në Universitetin e Harvardit.
Të dy kishin shqetësime në rritje për dëmtimin mjedisor në SHBA, si ai i shkaktuar nga një derdhje e madhe nafte në vitin 1969 në Santa Barbara, Kaliforni.
Ata dolën me vendosjen e Ditën e Tokës si një mënyrë për të angazhuar publikun dhe për të shtyrë çështjet e gjelbra në agjendën kombëtare.
Kjo ditë u bë një ngjarje globale në vitin 1990 dhe tani përfshin më shumë se një miliard njerëz të të gjitha moshave në gati 200 vende.
Çfarë po ndodh për Ditën e Tokës 2025?
Tema zyrtare për vitin 2025, “Fuqia jonë, planeti ynë”, fokusohet në energjinë e rinovueshme.
Ngjarjet e mëparshme kanë mbuluar një sërë çështjesh mjedisore, duke përfshirë ndryshimin e klimës, ndotjen plastike dhe mbrojtjen e specieve.
Këtë vit, organizatorët po bëjnë thirrje që prodhimi i energjisë elektrike në mbarë botën nga burime të rinovueshme, si era dhe dielli të trefishohet deri në vitin 2030.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





