Fushatë e vonuar në Myzeqe-Të mbjellat e grurit në muajin nëntor dështuan nga shirat dhe përmbytjet
Me sipërfaqe që tkurren nga viti në vit dhe të goditura nga përmbytjet e nëntorit, mbjellja e grurit vendas ne Myzeqe ka pësuar një rënie të ndjeshme.
Si rrallëherë, shumë fermere janë detyruar ta mbjellin grurin për herë të dytë brenda të njëjtit sezon, pas dëmeve të shkaktuara nga uji.
Të dhënat nga Drejtoria e Bujqësisë në Fier konfirmojnë se këtë vit është mbjellë 28% më pak grurë, ndërsa një pjesë e fermerëve e kanë mbjellë dy herë.
Konkretisht, gjatë vitit 2024 sipërfaqja me grurë ishte 6 893 hektarë, ndërsa për vitin 2025 është 5 014 hektarë, ose 28% më pak në nivel qarku.
Kjo situatë pritet të sjellë mungesë të grurit vendas në treg dhe një rritje të lehtë të çmimit në sezonin e korrjes.
Gazetar: Marash Mirashi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





