Gallant: Kur Izraeli të kundërpërgjigjet, Irani s’do ta kuptojë se çfarë i ndodhi

Botë | 2 vite më parë

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant ka deklaruar se sulmi ndaj Iranit do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe befasues.

Duke folur gjatë një vizite në Njësinë e Inteligjencës IDF 9900 – një njësi që mbledh inteligjencë në teatrot e luftës – Gallant tha se Irani “nuk do ta kuptojë se çfarë i ndodhi pasi ta sulmojmë”

Sipas Gallant, sulmi i Iranit javën e kaluar, nga ana tjetër, ishte “agresiv, por ata dështuan sepse ishin të pasaktë”.

Gallant thekson se ushtria izraelite nuk u dëmtua nga sulmi dhe se të gjitha pistat janë në funksion.

Ai shtoi se i gjithë sistemi izraelit i sigurisë, nga ushtari në terren e deri te kryeministri, është në sinkron rreth sulmit ndaj Iranit: “I gjithë zinxhiri komandues është në linjë dhe i fokusuar rreth kësaj çështjeje”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme