Gjenerali izraelit kërkon falje për vrasjen e ekipit të WCK: Gabim i rëndë

Gjenerali më i lartë i ushtrisë izraelite kërkoi falje për një sulm izraelit në një autokolonë të Kuzhinës Qendrore Botërore (WCK) që vrau 7 punonjës të ndihmës , duke e quajtur atë “një gabim që erdhi si pasojë e identifikimit të gabuar”.
“Dua të jem shumë i qartë, sulmi nuk u krye me qëllimin për të dëmtuar punonjësit e ndihmës së ËCK. Ishte një gabim që erdhi nga një identifikim i gabuar gjatë një lufte në kushte shumë komplekse. Nuk duhej të ndodhte. Na vjen keq për dëmtimin e paqëllimshëm të anëtarëve të ËCK. Ne ndajmë dhimbjen e familjeve të tyre, si dhe të gjithë organizatës World Central Kitchen, nga thellësia e zemrave tona,” shtoi Halevi.
Ai e quajti sulmin një gabim të rëndë dhe u zotua se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të siguruar që të bëhet më shumë për të mbrojtur punonjësit e ndihmës humanitare.
“Ky incident ishte një gabim i rëndë. Izraeli është në luftë me Hamasin, jo me popullin e Gazës,” shtoi Halevi.
Shtatë punonjës të World Central Kitchen, grupit jofitimprurës që ofron ushqime për rajonet apo komunitetet e goditura nga fatkeqësia, u vranë në Gaza në një sulm ushtarak izraelit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




