Gjuha shqipe në universitetin francez – Marrëveshje mes Universitetit të Shkodrës dhe Haute- Alsace në Francë
Gjuha shqipe do të përfshihet në programin akademik të gjuhëve të huaja të Université de Haute-Alsace (Otalzas), në bazë të një marrëveshjeje bashkëpunimi me Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Kjo risi vjen në kuadër të zgjerimit të procesit të ndërkombëtarizimit të Universitetit të Shkodrës.
“Është një risi për universitetin e Shkodrës është gjithashtu risi edhe për vet universitetet franceze pasi për herë të parë ofrohet një modul i gjuhës shqipe si gjuhë e huaj pranë këtyre universiteteve”, u shpreh Prof. As Dhurata Hoxha, Pedagoge e gjuhës frënge UNISHK
Sipas pedagoges së gjuhës frënge në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Dhurata Hoxha, njëherësh iniciatore e projektit, përfshirja e gjuhës shqipe në kurrikulat e një universiteti francez është mirëpritur si në qarqet akademike franceze, ashtu edhe nga komuniteti shqiptar në Mulhouse.
“Ishte një ngjarje e cila ka lënë mbresa shumë në komunitetin akademik por edhe në komunitetin e qytetit. Në gazetën lokale, faqja e parë e saj i kishte dedikuar këtij lajmi”, tha ajo.
Mësimi i gjuhës shqipe për studentët e këtij universiteti do të nisë me fillimin e vitit akademik 2026–2027 dhe do të zhvillohet online nga pedagogë të Universitetit të Shkodrës. Detajet e kësaj marrëveshjes u dakordësuan gjatë vizitës së një delegacioni me drejtues dhe pedagogë të Universitetit të Shkodrës në Universitetin Haute-Alsace, në Mulhouse të Francës
Gazetar: A. Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





