Golan: Qeveria e Izraelit drejtohet si një organizatë kriminale

Botë | 2 vite më parë

Yair Golan, kreu i Demokratëve izraelitë ka deklaruar se qeveria e Izraelit drejtohet si një “organizatë kriminale”. Në javët e fundit, ndihmësit e Netanyahut në Zyrën e Kryeministrit janë përballur me akuza duke përfshirë keqpërdorimin dhe nxjerrjen e dokumenteve të klasifikuara në shtyp, redaktimi i transkripteve të takimeve dhe shantazhimi i një oficeri të lartë ushtarak.

Për të gjitha këto ai ka thënë se akuzat përbëjnë “një sulm të egër dhe të shfrenuar”.

“Krahas organizatës kriminale të drejtuar nga kryeministri, dje u ekspozuam edhe ndaj një organizate tjetër kriminale”, vijoi Golan, duke thënë se “ne pamë sesi një populist i dhunshëm dhe ekstremist drejton Policinë e Izraelit. Si ai manipulon kryeministrin duke vënë në rrezik qytetarët e Izraelit. Se si ai motivohet vetëm nga konsideratat e medias.”

Të dielën në mbrëmje, Channel 13 transmetoi një raport investigativ që detajonte shkeljet e supozuara të ligjit të Ministrit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir në aktivitetet e tij si ministër, pasi u refuzua një shtytje ligjore nga lideri i ekstremit të djathtë për ta ndaluar atë nga publikimi.

“Ben Gvir dhe Netanyahu janë të rrezikshëm për sigurinë e Izraelit. Kjo qeveri nuk do që ta fitojë luftën, nuk do të lirojë pengje; i gjithë qëllimi i tij është mbijetesa personale dhe realizimi i një vizioni kahanist dhe fanatik”, akuzoi Golan.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme