Hamasi lëshon 8 raketa drejt Tel Avivit

Botë | 3 vite më parë

Hamasi thotë se ka nisur një sulm me raketa drejt zonës së Tel Avivit në Izraelin qendror për herë të parë në gati katër muaj. Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat al-Qassam, pretendoi meritën për nisjen e një sulmi “të madh” raketor në Tel Aviv.

Të paktën tetë raketa u lëshuan nga zona Rafah në Gazën jugore, ku disa u shkatërruan, tha ushtria izraelite. Nuk raportohet për të lënduar.

Sirenat e raketave u dëgjuan në disa qyteza të Izraelit, Herzliya dhe Petah Tikva, por nuk pati të lënduar.

Mediat izraelite kanë publikuar pamjet e fragmenteve të raketave në kopshtin e një ndërtese në Herzliya.

Shërbimi i ambulancës i Izraelit, Magen David Adom, tha se shumë njerëz po trajtoheshin për ankth akut.

Ky sulm ndodh pas një sulmi disa mujor në Gaza nga ushtria izraelite pasi sulmit që Hamasi zhvilloi në tetor të 2023, ku mbetën të vrarë mbi 1200 izraelitë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme