Indeksi Global i Paqes, 10 vendet më të sigurta në botë për 2025

Kuriozitete | 10 muaj më parë

Edhe pse viti 2025 ka qenë i shënuar nga konflikte gjeopolitike dhe tensione ndërkombëtare, disa vende vazhdojnë të renditen ndër më të sigurta dhe paqësore në botë. Sipas Indeksit Global të Paqes 2025, numri i konflikteve mes shteteve ka arritur nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore, por disa vende tregojnë stabilitet dhe politika afatgjata paqësore.

Në krye të listës qëndron Islanda, e cila ka mbajtur vendin e parë që nga viti 2008. Ky vend shënoi një përmirësim prej 2% këtë vit, duke zgjeruar hendekun me vendin e dytë.

Irlanda renditet e dyta, duke spikatur për uljen e militarizmit dhe mungesën e konflikteve të vazhdueshme, ndërsa Zelanda e Re ngjitet në vendin e tretë falë përmirësimeve në siguri dhe reduktimit të incidenteve të dhunshme.

Austria, e katërta, ruan neutralitetin e saj të kushtëzuar nga kushtetuta, duke i mundësuar vendit të përqendrohet tek siguria e brendshme. Singapori është i vetmi vend aziatik në 10 vendet e para, me një siguri të lartë, pavarësisht shpenzimeve të mëdha ushtarake për frymë.

Top 10 vendet më të sigurta në botë për 2025 janë:

  • Islanda
  • Irlanda
  • Zelanda e Re
  • Austria
  • Zvicër
  • Singapor
  • Portugali
  • Danimarkë
  • Slloveni
  • Finlandë

Këto vende tregojnë se stabiliteti dhe politika paqësore afatgjata janë thelbësore për sigurinë e qytetarëve, në një botë me konflikte të shumta dhe sfida globale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme