Investime në çerdhe e kopshte-Sarandë, fokus i veçantë standardet në edukimin parashkollor
Në qytetin e Sarandës ka nisur një valë investimesh të rëndësishme në infrastrukturën e institucioneve parashkollore, duke synuar jo vetëm përmirësimin e kushteve fizike, por edhe ngritjen e standardeve në shërbim të edukimit dhe mirërritjes së fëmijëve. Ndërhyrjet po realizohen në të gjitha kopshtet dhe çerdhet publike, të cilat prej vitesh funksiononin në ndërtesa të amortizuara dhe jashtë kushteve optimale.
“Këtu jemi në ambientet e Kopshtiti N.1 Sarandë, dhe është një investim prej 29 milion lekë dhe konsiston në rikonstruktimin e të gjithë ambienteve”, u shpreh Bledi Mane, inxhinierit përgjegjës.
Ndërhyrje po kryhen paralelisht edhe në institucionet parashkollore të lagjeve të tjera të qytetit, me qëllim përfundimin e punimeve brenda stinës së verës, në mënyrë që këto ambiente të jenë gati për sezonin e ri arsimor në shtator.
“Në ambientet e jashtme do të vendosen lodra, por do të ketë dhe ambient çlodhës”, tha Mane.
Bashkia Sarandë e konsideron këtë ndërhyrje si një hap thelbësor për përmirësimin e cilësisë së edukimit parashkollor dhe një investim në të ardhmen e fëmijëve të qytetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





