Izraeli bombardon ambasadën iraniane në Siri, disa të vrarë, mes tyre një komandant i lartë

Një sulm izraelit ka shkatërruar ndërtesën e konsullatës iraniane në kryeqytetin e Sirisë, Damask duke vrarë një numër njerëzish. Një burim libanez i sigurisë tha se mes të vrarëve ishte një komandant i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit, Mohammad Reza Zahedi.
Mbrojtja ajrore siriane rrëzoi disa nga raketat e lëshuara nga avioni, por të tjera goditën ndërtesën dhe çuan në shkatërrimin e plotë të saj dhe në vrasjen e plagosjen e të gjithë atyre që ishin brenda në atë kohë.
Ushtria po punon për të nxjerrë viktimat nga poshtë rrënojave.
Ambasadori i Teheranit në Damask ka dënuar sulmin ndërsa është shprehur se përgjigja iraniane ndaj sulmit do të jetë “e ashpër”.
Izraeli ka kryer qindra sulme ndaj objektivave të lidhura me Iranin në Siri gjatë viteve të fundit. Izraeli ka kryer vrasje të shumta në muajt e fundit, duke synuar komandantët iranianë, si dhe ata komandantë aleatë me Iranin./BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




