Izraeli: Kemi vrarë një operativ të profilit të lartë të Hamasit në Liban

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka eliminuar një operativ të profilit të lartë të Hamasit në Liban. Sipas ushtrisë izraelite, operativi i Hamasit, Hadi Ali Mustafa u vra në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor, referuar një deklarate të publikuar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Sipas IDF, Mustafa ishte përgjegjës për “aktivitetet terroriste ndërkombëtare të Hamasit, drejtimin e qelizave dhe aktiviteteve terroriste në terren dhe avancimin e sulmeve terroriste kundër objektivave izraelite dhe hebreje në vende të ndryshme anembanë botës”.
Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, konfirmoi vdekjen e Mustafait, duke thënë se ai u vra në Libanin jugor të mërkurën pa dhënë detaje të mëtejshme.
Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve (NNA) raportoi të mërkurën një sulm “armiqësor me dron” në Sur Al-Hosh në Libanin jugor, që rezultoi në vdekjen e një palestinezi dhe një siriani që ndodheshin duke ngarë një motoçikletë aty pranë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




