Izraeli: Po shtohen  dërgesat e ndihmave në Gazë, OKB: Realiteti flet ndryshe

Botë | 3 vite më parë

Një zyrtar i lartë humanitar i Kombeve të Bashkuara tha se është e qartë se Izraeli po punon për të rritur ndihmën humanitare në Gaza, por nuk i ka zbatuar ende të gjitha masat që ka njoftuar.

“Ne e kemi kërkuar këtë për muaj të tërë. Ne kemi theksuar faktin se ka një krizë të vërtetë humanitare në veri, ku zia e bukës është e pashmangshme… vetëm tani kemi filluar të shohim njoftimet, por nuk e shohim ende zbatimin aktual”, tha Jamie McGoldrick, koordinatori humanitar i OKB-së në Jerusalem.

Forcat e Mbrojtjes izraelite njoftuan të enjten se do të ndërtonin një vendkalim tokësor midis Izraelit dhe Gazës veriore pasi ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant premtoi se vendi i tij do të lejonte ndihmat drejt Gazës. 

COGAT, agjencia izraelite që koordinon inspektimin dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare për Gazën, tha se numri ditor i kamionëve që hyjnë në Gaza është dyfishuar nga numri i javës së kaluar, por UNRWA, agjencia e OKB-së për çështjet palestineze që ndjek rrjedhën e ndihmave në Gaza nuk ka raportuar një rritje të ngjashme.

Koordinatori humanitar i OKB-së ka mirëpritur njoftimet e reja nga qeveria izraelite, por thotë se duhet bërë më shumë për të lehtësuar operacionet brenda Gazës.

“Ne marrim shumë kamionë që vijnë nga Izraeli, ne nuk mund t’i vendosim automatikisht ata kamionë direkt në Gaza, ata duhet të hiqen ose duhet të ndahen nga uji, nga ushqimi, nga artikujt mjekësorë, ata pastaj ngarkohen në kamionë dhe më pas ata shkojnë në Gazë,” shpjegoi McGoldrick.

McGoldrick tha se ndërlikimet logjistike janë të shumta dhe kërkojnë kohë për t’u zgjidhur. Ai tha gjithashtu se kufizimet e Izraelit për lëvizjen brenda brezit i komplikojnë gjërat.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme