Izraeli thotë se ka vrarë rreth 250 luftëtarë të Hezbollahut që nga fillimi i operacioneve tokësore në Liban

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë “afërsisht 250” militantë të Hezbollahut që nga fillimi i një ofensive tokësore në Libanin jugor në fillim të kësaj jave.
Rreth 100 luftëtarë të grupit të mbështetur nga Irani janë vrarë në 24 orët e fundit, tha Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në një konferencë të premten.
Izraeli i ka përshkruar operacionet e tij në Libanin jugor si “të kufizuara, të lokalizuara dhe të synuara”.
Lidhur me pabarazinë midis deklaratave të tilla dhe numrit të madh të fshatrave të Libanit jugor që u kërkohet të evakuohen, Shoshani tha: “Mjerisht, Hezbollahu është ngulitur gjerësisht dhe thellë në Liban”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




