Jordania ia bën të qartë Iranit: S’do të lejojmë askënd të shkelë hapësirën tonë ajrore

Ministri i Jashtëm i Jordanisë i ka bërë të qartë homologut të tij iranian se vendi i tij nuk do të lejojë asnjë palë të shkelë hapësirën ajrore, ndërsa rajoni po përgatitet për hakmarrjen e Izraelit kundër sulmit me raketa balistike të Iranit në fillim të këtij muaji
“Jordania nuk do të jetë një fushë beteje për askënd dhe nuk do të lejojë asnjë palë të shkelë sovranitetin dhe hapësirën ajrore të saj dhe të kërcënojë sigurinë e qytetarëve të saj”, tha Ayman Safadi në një takim me kryediplomatin iranian Abbas Araghchi.
Ndërkaq, më herët kryediplomati i Iranit paralajmëroi shefin e OKB-së Antonio Guterres se Teherani është gati t’i përgjigjet me vendosmëri Izraelit nëse sulmohet Republika Islamike.
Ministri i Jashtëm izraelit e bëri këtë deklaratë në një kohë kur Izraeli është betuar se do të hakmerret ndaj Iranit për sulmin e fundit të lëshimit të 200 raketave ndaj shtetit hebre në fillim të këtij muaji.
“Irani, ndërkohë që bën përpjekje të gjithanshme për të mbrojtur paqen dhe sigurinë e rajonit, është plotësisht i përgatitur për një përgjigje vendimtare dhe me keqardhje ndaj çdo aventure nga Izraeli”, tha ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, cituar nga zyra e tij.
Araghchi po viziton Jordaninë, Egjiptin dhe Turqinë si pjesë e shtrirjes diplomatike të Teheranit me vendet e rajonit për t’i dhënë fund gjenocidit, mizorisë dhe agresionit.
Pak ditë më parë, ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant deklaroi se sulmi ndaj Iranit do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe befasues. Duke folur gjatë një vizite në Njësinë e Inteligjencës IDF 9900, Gallant tha se Irani “nuk do ta kuptojë se çfarë i ndodhi pasi ta sulmojmë”
Gallant thekson se ushtria izraelite nuk u dëmtua nga sulmi iranian dhe shtoi se Izraeli është në gatishmëri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




