Kameron: Kur Ballkani është keq, Europa është keq. Shqipëria ka bërë përparime mbresëlënëse

Europë | 3 vite më parë

Britania e Madhe kërkon të jetë më e pranishme në rajonin e Ballkanit përmes investimeve dhe partneriteteve më të forta. Ky ishte mesazhi që sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, David Kameron (Cameron) dha nga vizat e tij e parë, por e shkurtër, në Tiranë.

Kameron vlerësoi të gjitha zhvillimet që ka bërë Shqipëria në reformat me rëndësi për shtetin e së drejtës, për zhvillimi ekonomik, rritjen dhe forcimin e partneriteteve për siguri në NATO si dhe zhvillimin turistik që po përjeton vendi. Të gjitha këto, për Kameronin, do të krijojnë kushte të përshtatshme që qytetarët të mos i drejtohen emigrimit të paligjshëm.

“Është një kënaqësi e veçantë që jam këtu sot. Një nga arsyet që doja të vija është që të festonim suksesin tuaj, pasi Shqipëria është me të vërtëtë një histori suksesi në aspektin ekonomik dhe keni bërë një punë të shkëlqyer në Këshillin e Sigurimit. Keni dhënë një drejtim kaq të qartë se ku dëshironi të arrijë dhe ku duhet të jetë Shqipqria në sferën e NATO-s dhe BE. Britania do jetë një nga partneret më të frytshme, eksportet janë rritur me 20%, kemi projektin e hekurudhave nga Prishtina në Durrës që do jetë shumë e rëndësishme për të gjithë rajonit. Kemi një marrëdhënie pozitive edhe në fushën e mbrojtjes dhe partneritetin në NATO. Pra një partneritete edhe sa i përket luftës së krimit të organizuar dhe po ndihmojnë edhe modernizimin e gjyqësorit tuaj ndërkohë që ju vazhdoni reformat”, tha Kameron.

“Kur Ballkani Perëndimor është keq, edhe Europa është keq”, tha Kameron, i cili është një nga mbështetësit kryesor të integrimit të rajonit në BE. Lidhur me partneritetin për emigrantët e paligjshëm, Kameron e vlerësoi tepër të rëndësishëm dhe me rezultate pozitive, ku “shtetet e tjera duhet ta merrnin shembull”.

Në fund Kameron foli edhe për projektet dhe investimet që Britania e Madhe do të bëjë në rajon, në zhvillim të ekonomisë së tij.

“Partneriteti me emigracionin ka rezultate pozitive dhe duhet të jetë shembull për të tjerët. Me këtë fenomen po hasen të gjithë dhe keni tregua që jeni novator dhe krijues dhe punoni për partneritet të tilla të fortë që kanë arritur rezultatet të shkëlqyera, ekonomia është rritur, sektori i turizmit është shumë i suksesshëm. Kur Ballkani ja del mbanë, Europa ia del mbanë. Nëse ka probleme në rajon ka probleme edhe në Europë dhe duhet të bashkëpunojmë në projektet me rëndësi për të dyja palët. Duam që të kemi një marrëdhënie pozitave dhe të fortë në kontinentin tonë”, tha Kameron.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme