Këta janë harxhuesit më të mëdhenj që i keni në shtëpi

Lifestyle | 5 vite më parë

Në kuzhinën tuaj ndodhen dy harxhuesit më të mëdhenj të rrymës elektrike – frigoriferi dhe shporeti elektrik. Frigoriferi harxhon më shumë pasi që patjetër duhet të punojë vazhdimisht, ndërkaq shporeti elektrik pasi që për një orë tërheqë më së shumti energji elektrike.

Të dhënat nga “matematika energjetike”, projekt i cili është pjesë e platformës për efikasitet të “EVN Maqedoni”, tregojnë se frigoriferi në muaj harxhon 109 kilovat-orë, derisa shporeti elektrik vetëm për 1 orë harxhon 120 kilovat. Nëse e kyçni çdo ditë, makinën për larje të enëve, ajo do të ishte në vendin e tretë me 90 kilovat rrymë.

Bojleri do të ju harxhojë 60 kilovatë-orë nëse çdo ditë e lëshoi, ndërkaq dritat e shtëpisë do të harxhojnë 45 kilovat. Pas tyre vjen lavatriçja me 36 kilovat, ndërkaq më pas vijnë televizori, fshirësja elektrike dhe hekuri për hekurosje. “Plazma” ekranet harxhojnë 400 vatë energji, ndërkaq LCD ekraneve u nevojiten rreth 180 vatë energji.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme