Kina sanksionon kompani amerikane – Shkak, shitja e armëve amerikane Tajvanit

Kina ka njoftuar vendosjen e sanksioneve ndaj disa kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes dhe drejtuesve kryesore të tyre për shkak të shantazhit ekonomik që ministria e jashtme kineze pretendon se Uashingtoni po ushtron ndaj kompanive kineze si dhe ndaj faktit që ShBA është armë Tajvanit.
SHBA ka vendosur sanksione të jashtëligjshme dhe të njëanshme ndaj një sërë subjektesh kineze për shkak të ashtuquajturave faktorë që kanë lidhje me Rusinë, ndërsa ka vijuar t’i shesë armë krahinës së Tajvanit, shkrihet në një deklaratë të ministrisë së jashtme të Pekinit, sipas së cilës subjekti i sanksioneve të së mërkurës janë edhe njësi dhe drejtues të kompanive Lockheed Martin, Raytheon dhe General Dynamics.
Sipas së njëjtës deklaratë, ku vihet në dukje fakti që ShBA ka vijuar të armatosë Tajvani, çka sipas Pekinit minon në mënyrë të rëndë sovranitetit dhe integritetin territorial të kinës si dhe shkel parimin e një kine.
Sanksionet më të fundit vijnë pas inagurimit të presidentit të ri të Tajvanit, Lai Ching, i cili është uruar për marrjen e detyrës edhe nga SHBA. Kina pretendon se ishulli i vetëqeverisur është pjesë e territorit të saj, dhe presidentin Lai e ka cilësuar si separatist të rrezikshëm që do t’i sjellë Tajvanit luftë. Pavarësisht se Uashingtoni zyrtarisht nuk e njeh Tajvanin si shtet sovran, ai është partneri I tij kryesor dhe furnizuesi më I madh me armë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




