Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, certifikata për fituesit e fazës së dytë

Arsim | 7 muaj më parë

Gjuha shqipe, për të katërtin vit radhazi, ka bërë bashkë nxënësit e arsimit parauniversitar në konkursin kombëtar mbi njohuritë gjuhësore.

Në një ceremoni përmbyllëse të fazës së dytë të konkursit janë përcaktuar edhe skuadrat gjysmëfinaliste për Tiranën.

Drejtuesja e Drejtorisë Arsimore të Arsimit Parauniversitar, Bora Salaj, ka sqaruar se gjysmëfinalet do të zhvillohen gjatë gjithë muajit mars.

“Janë katër ZVA fituese. Në vend të parë është ZVA Tiranë, në vend të dytë është ajo e Vorës, më pas vjen ZVA Kamëz dhe më pas ZVA Kavajë”, tha Salaj.

Konkursi do të vlerësojë njohuritë e nxënësve, duke u përqendruar në disa rubrika kryesore.

Pas përballjes së 20 skuadrave fituese gjatë muajit mars, konkursi do të përmbyllet me finalen e madhe më 12 prill.

Garat ndërmjet skuadrave të shkollave fituese do të mund t’i ndiqni në valët e Radio Televizionit Shqiptar.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme