Konkursi për ata që synojnë Mjekësinë, 1.200 kandidatë në garë. Testimi i informatizuar bëhet për 500 kuota
Të gjithë ata kandidatë për studentë, që kanë zgjedhur mjekësinë si një ndër preferencat e tyre për arsimin e lartë, këtë të hënë i janë nënshtruar provimit të informatizuar.
Janë 1.200 kandidatë që do të konkurrojnë nga kjo e hënë deri të premten për 500 kuotat e ofruara Universiteti i Mjekësisë. Shumë prej tyre ndihen të emocionuar dhe mjaftueshëm të përgatitur për të hedhur këtë hap të rëndësishëm.
“Ndihem pak e emocionuar, por dihet që mjekësia do pozitivitet, energji, guxim dhe pasion,” shprehet një studente.
Të tjerët që e dhanë të parët provimin thanë se 50 pyetjet e testimit ishin të përzgjedhura me kujdes dhe patjetër që disa prej tyre kishin një nivel të lartë vështirësie.
Ndërsa prindërit, përgjatë dy orëve të testimit qëndruan jashtë rrethimit të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për të marrë vetë përshtypjet e para.
Kandidatët fitues për programin e Mjekësisë do të shpallen në fund të muajit gusht, të cilët do të nënshkruajnë për herë të parë këtë vit kontratën që, pas studimeve, i detyron të punojnë për 3 vite në Shqipëri.
Gazetare: Keti Toroveci
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





