Korça, qyteti i komedisë/Nga viti 1909 te “KoKo Fest”, komedia që vazhdon të jetojë në skenë
Korça identifikohet prej vitesh si qyteti i komedisë, një traditë artistike që ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e teatrit shqiptar. Krahas Karnavaleve, qyteti ka një trashëgimi të pasur në humor dhe skenë.
Dramaturgu Skënder Demolli thekson se historia e komedisë në Korçë nis që në vitin 1909, me vënien në skenë të një prej komedive të para, dhe vijon më pas me krijimin e teatrit dhe Estradës Profesioniste.
“Në Korçë është vënë për herë të parë edhe komedia e parë Golfo qysh në vitin 1909”, u shpreh dramaturgu.
Kjo traditë vazhdon edhe sot përmes Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë “Koko Fest”, që çdo vit sjell në Korçë trupa dhe artistë nga vende e qytete të ndryshme. Për artistët pjesëmarrës, fakti që Korça vijon ta ruajë dhe ta përcjellë këtë traditë është një vlerë e veçantë.
“Nuk do ta veço që të thosha është festa e komedisë. Jo, është festë e teatrit. Sepse komedia është një zhanër shumë i vështirë i teatrit”, u shpreh aktori, Alfred Trebicka.
“Teatri është gjithmonë një hap përpara. Ës një kult i veçantë që nuk vdes kurrë”, tha regjisori, Xhuliano Brisku.
“Koko Fest është një festival që për hir të së vërtetës për mendimin tim është nga më të mirët edhe në shqiptari flas edhe në rajon”, tha aktori, Armin Hoxha.
Skena e teatrit vazhdon të mbledhë artistë dhe publik rreth komedisë, duke e mbajtur gjallë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Korçës.
Gazetare: Geralda Manushi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




