Korçë- Ministri Salla premton përmirësim të skemave të subvencioneve

Bujqësi | 12 muaj më parë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një vizitë pune në qarkun e Korçës, ku theksoi rëndësinë e fermave të suksesshme dhe angazhimin e Ministrisë për zhvillimin rural.

Gjatë takimit në fermë, Ministri Salla diskutoi Skemën Kombëtare të Subvencioneve dhe theksoi nevojën për përmirësimin e saj.

“Do të vijojmë të përmirësojmë mekanizmat mbështetës për të ndihmuar fermerët të rrisin prodhimin dhe të rrisin konkurrueshmërinë,” u shpreh Salla.

Synimi i ministrisë është rritja e eficiencës së skemës dhe përfshirja e më shumë fermerëve në mbështetjen shtetërore.

Më parë, Ministri zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve rajonale të varësisë së Ministrisë në Korçë. Në këtë takim u diskutuan hapur sfidat e sektorit bujqësor, me një theks të veçantë në forcimin e sigurisë ushqimore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj fermerëve.

“Jam i bindur se vetëm përmes bashkëpunimit të ndershëm dhe përkushtimit profesional të ekipeve tona në terren mund të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm rural, duke ecur me hapa të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Evropian,” përfundoi Ministri Salla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme