Korriku 2021 thyen rekord si muaji më i nxehtë ndonjëherë në Tokë

Lifestyle | 5 vite më parë

Bota theu një rekord të madh muajin e kaluar, pasi korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë, sipas të dhënave të publikuara të premten nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) – një “ndryshim i palakmueshëm” që mund të rrisë ankthin për ndryshimet klimatike. “Korriku është zakonisht muaji më i ngrohtë në botë i vitit, por korriku 2021 e tejkaloi rekordin si muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë,” tha administratori i NOAA, Rick Spinrad në një deklaratë, duke shtuar se ky rekord rrit shqetësimin për ndryshimin e klimës në glob.

Sipas NOAA, temperatura e kombinuar e sipërfaqes së tokës dhe oqeanit në të gjithë botën ishte 1.67 gradë Fahrenheit mbi mesataren e shekullit të 20-të prej 60.4 gradë, duke e bërë korrikun muajin më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimit 142 vjet më parëNë hemisferën veriore, temperatura e sipërfaqes së tokës ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë për korrikun, 2.77 gradë Fahrenheit mbi mesataren, duke kaluar përtej rekordit të mëparshëm të vendosur në vitin 2012.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme