Kryeministri izraelit: Do nisim ofensivën ushtarake në Rafah

Botë | 3 vite më parë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu (Netanyahu) deklaroi se do të vazhdojë me një ofensivë ushtarake në Rafah, pavarësisht paralajmërimit të presidentit amerikan Xho Bajden (Joe Biden) se një gjë e tillë do të ishte një “vijë e kuqe “.

Zyrtarët izraelitë kishin paralajmëruar më parë se nëse pengjet e mbajtura në Gaza nuk do të ishin në shtëpi deri në fillim të Ramazanit, ata do të nisnin një ofensivë ushtarake në Rafah.

Netanjahu tha se operacioni në qytetin jugor nuk do të zgjasë më shumë se dy muaj, por nuk dha detaje mbi afatin kohor. Ai gjithashtu mohoi pretendimin e Bajdenit se ai po “dëmton më shumë sesa po ndihmon” Izraelin në dështimin për të kufizuar viktimat civile në Gaza.

Administrata Bajden nuk po parashikon që forcat izraelite të zgjerojnë menjëherë operacionet e tyre ushtarake në Rafah.

Shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara  ka paralajmëruar se një pushtim tokësor në Rafah mund të çojë në “një masakër”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme