Kukës – Klasat e para dhe të dhjeta, 907 të regjistruar në të dyja nivelet arsimore

Arsim | 1 vit më parë

Është mbyllur i gjithë procesi i regjistrimit online për klasat e para dhe të dhjeta në portalin e-Albania.

Nga data 31 gusht, që ishte afati i fundit, Ministria e Arsimit e shtyu deri më 1 shtator.

Sipas specialistes së kurrikulës pranë ZVAP Kukës, Besjona Dunga, procesi ka vijuar normalisht. 

“Pa problematika, por drejtuesit e shkollave kanë qenë në dispozicion të çdo prindi që mund të ketë pasur ndonjë vështirësi me aplikimin në sistem. Deri në momentin që flasim, në klasën e parë janë të regjistruar 451 nxënës, ndërsa në klasën e dhjetë 456 nxënës, të shpërndarë në 25 institucione shkollore që mbulohen nga ZVAP Kukës. Nga këto, 2 gjimnaze, 8 shkolla të bashkuara dhe 13 shkolla nëntëvjeçare,” tregoi znj. Dunga.

Zyra Vendore Arsimore Parauniversitare Kukës (ZVAP Kukës) uron të gjithë nxënësit dhe stafin pedagogjik për një fillim të mbarë të këtij viti shkollor. 

“ZVAP Kukës uron të gjithë nxënësit, sidomos ata nxënës që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, drejtuesit e shkollave, mësuesit, prindërit, një vit të mbarë shkollor. Sa më shumë bashkëpunim, në mënyrë që t’ia dalim këtë vit, të kemi një vit sa më të suksesshëm dhe një arsim sa më cilësor dhe gjithëpërfshirës,” tha specialistja.

Procesi i regjistrimit shënon një hap të rëndësishëm drejt nisjes së mbarë të vitit të ri shkollor në të gjithë vendin.

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme