Kulluri: Akti i Iranit ishte akt lufte

Edvin Kulluri, sekretar për marrëdhëniet me publikun PD dhe njohësi i çështjeve ndërkombëtare deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit’ se sulmi i Iranit me raketa kundër Izraelit është qartazi një akt lufte.
“Nga pikëpamja gjeografike është shumë e vështirë që të dyja palët të kenë një përplasje frontale por ata po goditen ‘përqark’ dhe duke sulmuar interesat e njëra-tjetrës në rajon” theksoi ai.
Sipas Kullurit nga pikëpamja ushtarake kjo është një luftë pavarësisht mënyrës së gjetur por është sulmuar territori i Izraelit.
“Ne praktikisht jemi në luftë. Praktikisht prej muajsh në këtë rajon dhe konkretisht prej ditës ndërmjet Izraelit dhe Iranit. Akti i Iranit është një akt Lufte. Nuk është një luftë “Proxy” apo incident në ndonjë ambasadë por ishte akt lufte e një shteti në shtetin tjetër” u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




