Lamtumira e Messi-t/ Argjentina sfidon Beninin, portieri afrikan: S’do toleroj askënd!

Futboll Bota | 34 minuta më parë

Gjatë një interviste për mediet spanjolle, portieri i Beninit, kombëtares së fundit që do të sfidojë Messi me fanellën e Aergjentinës, ka thënë se për atë nuk do të jetë një ndeshje si të tjerat, por kjo nuk do ta pengojë për të dhënë maksimumin.

“Për mua, ai është një nga mbretërit e futbollit. Ne u rritëm duke e parë të luante. Ai është një nga lojtarët tanë të preferuar. Të jemi në gjendje të luajmë kundër tij tani, në të njëjtën fushë, është e pabesueshme. Nuk e imagjinoja kurrë se kjo mund të ndodhte, por do të ndodhë të martën. Për mua, Leo është një legjendë, një legjendë e vërtetë”, tha Marcel Dandjinou.

“A do ta toleroja nëse deri në minutat e fundit do të kishte shënuar gol? Jo, jo. Unë jam portier dhe jam aty për të bërë pritje. Edhe nëse është minuta e fundit dhe ka një penallti, nëse Messi e gjuan, do të përpiqem ta pres. Është kaq e thjeshtë, është futboll. Jemi këtu për të festuar Messin, por askush nuk na tha që duhet t’i falim një gol. Dhe duke e njohur Messin, nuk ke nevojë t’i falësh asgjë. Nëse ai dëshiron të shënojë, do të duhet të bëjë gjithçka që mundet për ta arritur atë”, tha 28-vjeçari. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme