Leskoviku, një destinacion mikpritës, turistët e huaj vazhdojnë të zbulojnë Shqipërinë e jugut
Leskoviku, ky qytet i vogël në juglindje të Shqipërisë, është një perlë që po zbulohet gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj. Me qetësinë, ajrin e pastër dhe peizazhe mahnitëse u krijon mundësi turistëve ta shijojnë udhëtimin me biçikleta apo makina, në çift apo familjarisht.
Në shumicën e rasteve Leskoviku vazhdon të jetë një vendkalim për disa orë teksa turistët vazhdojnë udhëtimin drejt jugut të Shqipërisë po kjo nuk i pengon vendasit ti mirëpresin në bujtinat dhe restorantet e tyre.
“Jam nga Belgjika dhe kam 2 jave këtu, kam vizituar Korçën, Shkodrën dhe do shkojmë në Gjirokastër. Më pëlqejnë shumë ushqimet tradicionale ndërsa njerëzit janë të sjellshëm”, u shpreh një turiste.
“Jam nga Irlanda dhe në Shqipëri kam 4 javë, kam vizituar disa qytete dhe më pëlqen shumë këtu”, tha një turiste tjetër.
Banorët dhe sipërmarrësit e Leskovikut punojnë çdo ditë për të zhvilluar këtë qytet me shpresën dhe besimin për një turizëm të qëndrueshëm.
Gazetar: E. Pambuku
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





