Lufta në Gaza, Kryeministri i Autoritetit të Palestinës Mohammad Shtayyeh jep dorëheqjen

Botë | 3 vite më parë

Kryeministri i Autoritetit të Palestinës, Mohammad Shtayyeh  ka njoftuar dorëheqjen e qeverisë së tij, e cila sundon pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar, për shkak të përshkallëzimit të dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe luftës në Gaza.

“Dëshiroj të informoj këshillin e nderuar dhe popullin tonë të madh se dorëheqjen e qeverisë ia kam vënë në dispozicion zotit president [Mahmoud Abbas] të martën e kaluar dhe sot e dorëzoj me shkrim” shkruan Shtayyeh në një postim në Facebook.

Autoriteti Palestinez, i formuar 30 vjet më parë në bazë të marrëveshjeve të përkohshme të paqes të Oslos, ushtron qeverisje të kufizuar mbi pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar, por humbi pushtetin në Gaza pas një lufte me Hamasin në 2007.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme