Lufta në Lindjen e Mesme, Blinken pritet nesër nga Netanjahu dhe presidenti Herzog

Lindja e Mesme | 2 vite më parë

Kryeministri Benjamin Netanjahu do të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken nesër në mesditë në Jerusalem.

Gjithashtu, Sekretari Amerikan i Shtetit do të pritet edhe nga presidenti izraelit Isaac Herzog. Ai do të takohet me Blinken në orën 20:15 në Tel Aviv.

Blinken është duke zhvilluar një vizitë shumë-shtetërore në rajon në mes të një përpjekjeje diplomatike për t’i dhënë fund luftimeve në Gazë dhe Liban pas vdekjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinëar.

Ndërkaq, ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir ka bërë thirrje për rivendosjen e vendbanimeve në Rripin e Gazës teksa ka shtuar “inkurajimi i emigrimit” të popullsisë palestineze nga territori është zgjidhja “më etike” për konfliktin aktual.

“Nëse duam, ne mund të rinovojmë vendbanimet në Gazë”, tha lideri ultranacionalist në një konferencë në kufirin e Gazës të organizuar nga organizata e vendbanimeve Nachala që promovon krijimin e vendbanimeve hebraike në territor.

“Ne mund të bëjmë [gjithashtu] diçka tjetër – të inkurajojmë emigracionin. E vërteta është, kjo është zgjidhja më etike dhe më korrekte,” vazhdon Ben Gvir, megjithëse shton “jo me forcë” dhe thotë se banorëve të Gazës duhet t’u thuhet se Izraeli “po u jep atyre mundësinë” për të shkuar në vende të tjera. “Toka e Izraelit është e jona”, deklaron ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme