Lufta në Ukrainë – Borrell me propozim konkret për përdorimin e aseteve ruse për blerjen e armëve

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell u shpreh të martën se do të propozonte që blloku evropian të përdorte 90 për qind të fitimeve që gjenerohen nga asetet ruse që janë ngrirë në Europë për të blerë armë për Ukrainën, përmes fondit Evropian të paqes.
Kryediplomati evropian iu tha gazetarëve në Bruksel se do të propozonte gjithashtu që 10 përqindëshi i mbetur i këtyre fitimeve ë transferohej në buxhetin evropian për të përdorur për nxitjen e kapacitetit të industrisë ukrainase të mbrojtjes.
Borrell ndërkohë tha se propozimin do ua paraqiste shteteve anëtar të BE-së të mërkurën, para samitit të udhëheqësve të BE-s që zhvillohet këtë të enjte dhe të premten. Shefi i diplomacisë evropiane ndërkohë theksoi se synimi ishte përdorimi i fitimeve nga asetet ruse që mbahen në Europë dhe jo I vetë aseteve.
Sipas tij, këto fitime mund të shkonin deri në 3 miliardë euro në vit. Për përdorimin e fitimeve të aseteve ruse për blerjen e armëve për Ukrainën u shpreh pak ditë më parë edhe kancelari gjerman Olaf Sholz pas një samiti mbajtur në Berlin me presidentin francez Emanuel Macron dhe kryeministrin polak Donald Tusk. Edhe presidentja e komisionit evropian Ursula Von der Leyen është shprehur pro një ideje të tillë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




