Lufta në Ukrainë, pas 44 ditësh ndërprerjeje, Kievi bëhet shënjestër e sulmeve raketore ruse

Rusia ndërmori në orët e para të së enjtes një sulme raketor ndaj kryeqytetit Kiev të Ukrainës, duke plagosur të paktën 10 persona dhe duke dëmtuar ndërtesa rezidenciale dhe objekte industrial. Kryebashkiaku i kryeqytetit Vitali Klicko u bëri të ditur se mes të plagosurve ishte edhe një vajzë 11 vjeçare.
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë qëlluar dhe rrëzuar 31 raketa ruse që kishin shënjestruar kryeqytetin. Sipas kreut të administratës ushtarake të Kievit Serhij Popko u shpreh se ky ishte sulmi më i madh i ndërmarrë ndaj qytetit gjatë javëve të fundit.
Pas një ndërprerjeje 44 ditore, armiku ka ndërmarrë një tjetër sulm raketor ndaj Kievit. Të gjitha shërbimet e emergjencës po punojnë në vendngjarje duke pastruar pasojat e këtij sulmi raketor.
Popko bëri të ditur se ushtria ruse kishte përdorur avionë bombardues strategjikë dhe kishte lëshuar disa raketa nga territori i saj, dhe se raketat kishin shënjestruar Kievin nga drejtime të ndryshme.
Gazetare E.Pepa
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




