Lufta në Ukrainë/ Sekretarja Amerikane e Thesarit: Ekonomia ruse po dobësohet, Kina do përballet me pasoja nëse e ndihmon

Botë | 4 vite më parë

Teksa ekonomia ruse ende nuk është përfshirë e gjitha nën gamën e gjerë të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, Sekretarja e Thesarit Janet Yellen ka deklaruar sot se pritet që ekonomia ruse të dobësohet me kalimin e kohës, pasi vendi po humbet investimet e huaja dhe po kalon nëpër rezervat e tij.

“Ne do të shohim një numër në rritje të trajektores ekonomike të Rusisë me kalimin e kohës. Dhe aftësia e tyre për të rimbushur pajisjet ushtarake kanë rënë shumë”, u shpreh Yellen, transmeton CNN. 

Megjithatë, inteligjenca e fundit amerikane ka treguar se Kina po shqyrton mundësinë e mbështetjes së saj për ekonominë ruse dhe përpjekjet e luftës, duke përfshirë furnizimin me dronë dhe municione.

“Një veprim i tillë do të sillte pasoja. Ne kemi qenë jashtëzakonisht të qartë se nuk do të tolerojmë shkelje sistematike nga asnjë të sanksioneve që kemi vendosur ndaj Rusisë dhe që synojnë t’i privojnë asaj në aksesin mbi pajisjet ushtarake. Dhe ne kemi qenë shumë të qartë me qeverinë kineze dhe ua kemi bërë të qartë firmave dhe institucioneve financiare kineze se pasojat e shkeljes së këtyre sanksioneve do të ishin shumë të rënda”, u shpreh Yellen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme